SHBA, Trump anulon një takim
elektoral në Çikago për arsye sigurie

SHBA, Trump anulon një takim<br />elektoral në Çikago për arsye sigurie
Donald Trump është detyruar të anulojë një takim elektoral në Universitetin e Çikagos, pas tensionimit të situatës brenda hapësirave të këtij institucioni. Takimi ishte planifikuar për të premten në mbrëmje, por përplasjet mes atyre që përkrahnin miliarderin me grupin që ishin mbledhur për ta kundërshtuar, detyruan marrjen e një vendimi të tillë.

Mijëra studentë, mbështetës dhe kundërshtarë të kandidatit republikan, ishin mbledhur në sallën kur Donald Trump ishte planifikuar të mbante një takim dhe në episode të caktuara nuk munguan as konfrontimet fizike, për çka detyruan policinë të arrestonte disa persona.

Kur pritej që Trump të hynte në sallë, njëri prej personave ta angazhuar në fushatën e miliarderit doli në podium dhe njoftoi se takimi ishte anuluar për “arsye sigurie”. Deri më tani, nuk është njoftuar nëse Trump do të mbajë takimin në një datë tjetër.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut