Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, për t’i garantuar atij mbështetjen e SHBA-së.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, e cilësoi bisedën si “shumë të mirë”, e cila në qendër të saj kishte konfliktin në lindje të Ukrainës, si dhe një takim mes të dy presidentëve.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit ukrainas, ka deklaruar se në telefonatën e zhvilluar mes Tramp dhe Poroshenko, të dy liderit ranë dakort për arritjen e një armëpushimi sa më shpejtë dhe kanë shprehur shqetësimin për situatën humanitare në vijën e frontit.
Situata në Ukrainën lindore është acaruar ditët e fundit ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare janë zhvilluar luftime mes forcave separatiste pro ruse dhe forcave të ushtrisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com