SHBA, Trump deklaratë të fshehtë
luftë me Korenë,s’mer vesh ndryshe

SHBA, Trump deklaratë të fshehtë<br />luftë me Korenë,s’mer vesh ndryshe
"Vetëm një gjë do të funksionojë" në lidhje me marrëveshjen me Korenë e Veriut pas shumë vitesh bisedime me Phenianin nuk sollën rezultate, tha Presidenti i SHBA, Donald Trump.

"Presidentët dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë e Veriut për 25 vjet", tha ai, duke shtuar se kjo nuk ka funksionuar.

Trump nuk u zgjate më shumë. Duke nënkuptuar se nuk ka më vend për bisedime për të shkuar drejt një marrëveshje dypalëshe.

Të dy vendet kanë qenë të angazhuar në një retorikë të nxehtë për aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, me SHBA që ngutet për një ndalim të testeve të raketave.

Pheniani thotë se kohët e fundit ka testuar me sukses një bombë miniaturë me hidrogjen që mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë.

Presidenti Trump ka paralajmëruar më parë se SHBA mund të shkatërrojnë Korenë e Veriut nëse është e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare të Amerikës dhe për të mbrojtur aleatët e saj në rajon.
 
Postimet në twitter të së shtunës janë një tjetër deklaratë e fshehtë nga udhëheqësi i Amerikës, thotë Laura Bicker i BBC në Uashington.

Javën e kaluar, u sugjerua që Sekretari i Shtetit i SHBA Rex Tillerson kishte ngritur një linjë të drejtpërdrejtë të komunikimit me Phenianin në përpjekje për të zgjidhur tensionet shkallëzuese.

Trump pastaj shkroi: "Ruaj energjinë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet të bëhet", duke nënkuptuar se nuk do të ketë sukses me dialog por vetëm në formë tjetër, luftë.

Komenti më i fundit i Trump mbi Korenë e Veriut mund të jetë vetëm një shpërthim, por frika është se Pheniani do ta interpretojë atë si një kërcënim, thotë BBC.

Në shtator, Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë të shpërthimit bërthamor, pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe ka premtuar të kryejë një test tjetër në Oqeanin Paqësor.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër