Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur të takohet me disa prej drejtuesve të kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë.
Sipas raportimeve të medieve, takimi do të zhvillohet në New York, në Kullën Trump dhe krerët e kompanive Apple, IBM, Microsoft dhe Alfabet do të jenë pjesë e këtij takimi.
Trump nuk ka një marrëdhënie të mirë me shumë prej drejtuesve të këtyre kompanive, pasi gjatë fushatës së tij për president, ai i ka kritikuar shpesh herë.
Gjatë fushatës ai u zotua se do ta detyronte Apple t’i prodhonte produktet e saj në SHBA. Ndërkohë edhe me drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckenberg, Trump ka patur një zënkë për reformën e emigracionit.
Ky takim mund të jetë shumë i rëndësishëm për të gjetur një gjuhë të përbashkët midis palëve, pasi industria e teknologjisë është një nga sektorët më të mëdhenj ekonomik në SHBA dhe mund të jetë një mbështetje për inciativën e punësimit të presidentit të zgjedhur.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com