SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se do t;i përgjigjej ashpër testimit të raketave balistike nga Koreja e Veriut.
 
Reagimi i presidentit Trump ka ardhur  pas deklarimit të Koresë së Veriut se testimi i raketës balistike ishte i suksesshëm.
 
Koreja e Veriut është sigurisht në një problem të madh. Ne do të merremi seriozisht me të”, deklaroi Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Ndërkohë pas testimit të raketës balistike nga Koreja e Veriut, aletatët kanë kërkuar një mbledhje urgjente të këshillit të sigurimit të OKB-së.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com