Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar ambasadore në OKB guvernatoren e Karolinës së Veriut Nikki Haley. Lajmi bëhet me dije nga burime të afërta të republikanit ndërsa priten edhe konfirmimet. 

Me këtë zgjedhje, Haley është e para grua që bën pjesë në skuadrën e Trump.


44 vjecarja vajza e një emigranti nga India ka marrë mandatin e dytë si guvernatore.

Nëse ky lajm komfirmohet ajo  do të zëvendësojë Samantha Poëer e cila është ambasadore në OKB që nga vitit 2013. Kujtojmë se Haley ka qënë një kritike e republikanit e madje gjatë primareve mbështeti  Marco Rubio e Ted Cruz.
 
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)