SHBA, Trump emëron Këshilltar
e ri të Sigurisë Kombëtare

SHBA, Trump emëron Këshilltar<br />e ri të Sigurisë Kombëtare
SHBA-Presidenti Donald Trump, ka emëruar ditën e djeshme në postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Gjeneralin H.R McMaster.

Trump e ka përshkruar Gjeneralin McMaster, si një njeri  me një  eksperiencë dhe talent të jashtëzakonshëm.

54-vjecari McMaster ka mbaruar Akademinë Ushtarake West Point dhe zëvendëson ish-këshilltarin Michael Flynn, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë pasi kishte dhënë informata të rreme për një bisedë që kishte zhvilluar me ambasadorin rus në SHBA, përpara se presidenti trump të fillonte mandatin e tij.

Për zëvendësimin e Flynn, presidenti Trump ka intervistuar edhe këshilltarin Keith Kellogg, i cili është një  gjeneral në pension, John Bolton, ish-ambasador i SHBA në OKB si dhe Gjeneralin Robert Caslen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim