Tashmë ai vihet në qendër të kritikave edhe për shkak të talljes që ai bën me ish rivalen e tij Hillary Clinton të cilën e quan ‘Hilaria e kërrusur i fajëson të gjithë për humbjen përvec vetes' e cila nuk ia kursen përgjigjen në twitter.
Reagimi erdhi pasi Clinton gjatë një interviste duket se ka prekur një cështje shumë të ndjeshme për Trump, ndërhyrja ruse në zgjedhjet cka shihet prej saj si faktori kyc që i solli humbjen në zgjedhjet presidenciale.
Ish-Zonja e Parë nuk vonoi të vinte në lojë manajtin me gafën e tij të fundit. Duket sikur 'lufta' mes tyre nuk ka të sosur.
“Njerëzit në shtëpi covfefe nuk duhet të hedhin covfefe”, shkroi ajo, duke u tallur me gabimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë që “çmendi” një ditë më pas internetin.
Por duket se edhe komentuesit e vijuan lojën.
Presidenti amerikan ne postimin e tij ka dashur të thotë “coverage”, duke nënkuptuar kështu “mbulimin mediatik” por ka shkruar covfefe negative të shtypit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com