SHBA, Trump i ka kërkuar FBI-së
të pushoj hetimet për çështjen Flynn

SHBA, Trump i ka kërkuar FBI-së<br />të pushoj hetimet për çështjen Flynn
Cështja Russiagate vijon të trazojë cdo ditë e më shumë politikën amerikane e sidomos presidentin Donald Trump.

Pas Ëashington Post, tashmë edhe prestigjiozja Neë York Times publikon raporte ku shkruhet se manjati i ka kërkuar shefit të FBI tashmë të shkarkuar James Comey t’i jap fund hetimit ku dyshohet se ish këshilltari i tij i i sigurisë kombëtare Flynn ka patur lidhjet me rusët.

"Unë shpresoj se ju do të hiqni dorë nga kjo çështje", raportohet t'i ketë thënë Trump, shefit të FBI, Comey, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, në muajin shkurt sipas një shënimi të shkruar nga ish kreu i FBI-së.

Shënimi është shkruar menjëherë pas takimit në Zyrën Ovale dhe një ditë më pas  Michael Flynn dha dorëheqjen.

Shtëpia e Bardhë ka përgënjeshtruar këtë raport nëpërmjet një deklarate, ku thuhet: "Presidenti nuk i ka kërkuar z. Comey, apo dikujt tjetër, për ti dhënë fund ndonjë hetimi, apo hetimit që përfshin Flynn".

Michael Flynn dha dorëheqjen në shkurt pasi nuk kishte bërë të ditur te Trump, bisedat që kishte zhvilluar me ambasadorin rus.

Senatori:Nëse është e vërtetë afrohet shkarkimi

“Nëse ajo cka raporton New York Times është e vërtetë mund të flitet për pengim të drejtësisë cka nënkupton një shkarkim të mundshëm” u shpreh senatori i pavarur i komisionit të inteligjencës Angis King.

E në këtë pikë do të përsrëitej historia e presidentin Nixon me cështjen Watergate.

Një ditë më parë Washington Post publikoi një artikull ku thuhej se presidenti Trump kish shkëmbyer informacione sekrete me ministrin  e jashtëm rus Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Washington. Por vetë manjati reagoi se është toyalisht e drejta e tij për të shkëmbyer informacione.

Por një cështje e tillë ka shkaktuar zemërim te demokratët të cilët kanë kërkuar që Trump të dëshmojë për atë cka u fol me zyrtarin rus.Lidhur me cështjen edhe BE kërkoi që të tregohet më shumë kujdes në shkëmbimin e Informacioneve sekrete me SHBA.
 

 
Redaksia Online
Er.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë