SHBA, Trump i ofron Sylvester
Stallones post në administratën e tij

SHBA, Trump i ofron Sylvester<br />Stallones post në administratën e tij
SHBA- Ylli  “Rocky Balboa” mund të  jetë pjesë e administratës së Donald Trump.

Presidenti i SHBA mësohet se i ka ofruar Sylvester Stallones që të jetë menaxheri i një Agjencie e cila shpërndan fonde për artistët dhe projektet kreative.
Nëse ai e pranon këtë post, 70 vjeçari do bëhet një nga zyrtarët e lartë të kulturës në Amerikë.

Sipas Daily Mail, aktori nuk ka marrë ende një vendim por mendohet që do të jap një përgjigje pozitive.  Ai ka diskutuar dhe më herët përfshirjen në politikë e ndërsa për presidentin e ri të SHBA, Stallone shtë shprehur “Më pëlqen Donald Trump. Ai ka një karakter të fortë".

"Janë disa njerëz si Arnold, Babe Ruth që janë më të mëdhenj se vetë jeta. Por nuk e di se si mund të përkthehet kjo në drejtimin e botës" është shprehur Stallone. 

Kërkesa e Trump për emërimin e Sylvester Stallone në krye të kësaj Agjencisë duhet të miratohet  nga Kongresi
Kritikët e kanë cilësuar Trump si armik kryesor të kulturës dhe se kjo gjë po bëhet vetëm për të siguruar pas vetës sa më shumë mbështetës. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës