SHBA, Trump: Kam mbajtur qëndrim
shumë të fortë ndaj Meksikës

SHBA, Trump: Kam mbajtur qëndrim<br />shumë të fortë ndaj Meksikës
Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur gjatë ditës së djeshme se ka kryer një bisedë telefonike me homologun e tij meksikan, Enrique Pena Nieto, ku ka shtuar se ka mbajtur qëndrim shumë të fortë ndaj Meksikës.

“Patëm një bisedë shumë të mirë telefonike. Unë kam mbajtur qëndrim shumë të fortë ndaj Meksikës”, është shprehur Trump gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren britanike, Theresa May, e cila ndodhet në SHBA.

Ndërkohë mediat amerikane njoftojnë se biseda telefonike ka zgjatur rreth një orë, një kohëzgjatje shumë më e madhe se telefonatat e zakonshme mes krerëve të shteteve, por ende nuk është bërë publike se për çfarë është biseduar.

Gjatë ditëve të fundit marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Meksikës janë përkeqësuar për shkak të ndërtimit të një muri në kufirin mes dy vendeve.

Telefonata mes Trump dhe Nieto, vjen vetëm një ditë pasi presidenti meksikan, anuloi vizitën e tij në SHBA, ku do të takohej me presidentin Donald Trump.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi