SHBA, Trump: Më shumë vende
do të braktisin BE prej emigrantëve

SHBA, Trump: Më shumë vende<br />do të braktisin BE prej emigrantëve
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, ka deklaruar se nëse numri i emigrantëve vazhdon të rritet brenda kufijve të BE-së, shumë vende mund të kërkojë që të dalin nga Bashkimi Evropian.
 
Trump i ka bërë këto deklarata gjatë intervistës së tij për gazetën Britanike “The Times” dhe Gjermanen “Bild”.
 
“Nëse emigrantët vazhdojnë të hynë në Evropë shumë shpejt nuk do jetë e mundur që BE-ja të qëndrojë bashkë, njerëzit janë të inatosur pasi nuk i duan emigrantët në vendet e tyre, ç’do vend do të ketë identitetin e tij, besoj se shumë vende të tjera kanë për tu larguar nga BE pas daljes se Anglisë”, është shprehur Trump.
 
Gjithashtu Trump ka thënë se Bashkimi Evropian është vetëm një mjet për Gjermaninë dhe se Britania ka bërë një veprim shumë të zgjuar që ka zgjedhur për të dalë nga BE-ja.
 
Ndërkohë ai ka kritikuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, për sa i përket politikës së ndjekur nga ajo në pranimin e emigrantëve, duke u shprehur se pranimi i një numri aq të madh emigrantësh, ishte një gabim shumë i madh nga ana e kancelares.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër