Trump është shprehur se një mësues i armatosur mund t’i jap shumë shpejt fund një sulmi me armë në shkollë, duke shmangur kështu viktima të shumta. Gjithashtu presidenti ka shtuar se mësuesit duhet t’i nënshtrohen një trajnimi për përdorimin e armëve të zjarrit.
Ndërkohë zyrtarët e shtëpisë së Bardhë kanë propozuar që kampuset shkollore të mos jenë më një zonë në të cilën të mos ketë armë zjarri. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 12 shtete të cilat e lejojnë që në kampuset shkollore të ketë armë të fshehura të cilat mund të përdoren nëse është e nevojeshme nga stafi përkatës.
Nga ana tjetër ka patur edhe zëra të cilët e kanë kundërshtuar përdorimin e armëve të zjarrit nga mësuesit, duke u shprehur se shtimi i numrit të armëve të zjarrit nuk ishte zgjidhja e duhur.
Zyrtarët amerikan shtuan se gjithashtu kontrollet e kryera për personat të cilët blejnë armë zjarri do të shtohen, duke kontrolluar jo vetëm të shkuarën e tyre por gjithashtu edhe shëndetin mendor.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com