SHBA, Trump mbështet kerkesën e
ish-këshilltarit Flynn për imunitet

SHBA, Trump mbështet kerkesën e<br />ish-këshilltarit Flynn për imunitet
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me anë të një statusi në "Twitter" ka shprehur mbështetjen e tij për sa i përket kërkesës së ish-këshilltarit të tij,  Mike Flynn, për imunitet për dhënien e dëshmisë së tij mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.
 
“Mike Flynn duhet të kërkojë imunitet. Kjo është një gjueti shtrigash (justifikim për humbjen e madhe në zgjedhje) nga mediat dhe demokratët, me përmasa historike”, shkruan presidenti Trump në "Twitter".
 
Ndërkohë avolati i Flynn, Robert Kelner, është shprehur se klienti i tij dëshironë të ketë imunitet në shkëmbim të dëshmisë së tij për shkak se mund të jetë viktimë e një "ndjekjeje penale të padrejtë".
 
Mike Flynn, gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, ka dhënë dorëheqjen nga postii këshilltarit për siguri në muajin shkurt pasi është zbuluar se nuk kishte dhënë informaciont të saktë për sa i përket kontakteve të tij me ambasadorin rus në Dhomat e Kongresit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane