SHBA, Trump mban premtimin,
së shpejti kufizim të vizave

SHBA, Trump mban premtimin,<br />së shpejti kufizim të vizave
Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet që gjatë ditës së sotme të firmosë disa urdhra ekzekutiv, për kufizimin e dhënies së vizave për në SHBA.

Sipas CNN, që citon burime të saj brenda Kongresit Amerikan, vendimet e reja të Trump që priten të bëhen publike sot, janë pjesë e realizimit të disa prej premtimeve që ai ka bërë gjatë fushatës së tij elektorale.

Kufizimet do të kenë lidhje me emigrantët dhe me personat e pajisur me viza në disa vende ku përfshihen, Iraku, Irani, Libia, Sudani, Jemeni, Somalia.

Firmosja e këtyre urdhrave ekzekutiv janë pjesë e një fushate të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila sipas burimeve të CNN, pritet të zgjasë disa ditë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari