sigurinë kombëtare.
Nëpërmjet këtij statusi, Trump, ka lajmëruar edhe ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

(Statusi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Twitter)
Ndërkohë CNN raporton se në bazë të burime në Shtëpinë e Bardhë, presidenti gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë veprime ekzekutive gjatë ditës së sotme për të drejtuar burimet federale në ndërtimin e murit mes kufirit Meksikë-SHBA.
Pak orë më parë është raportuar nga mediat amerikane se presidenti do të ndërmerrte edhe veprime që lidheshin me kufizimin e vizave për emigrantët në SHBA.
Pritet që presidenti Trump, t’i njoftojë urdhrat e rinj ekzekutiv gjatë një vizite të tij në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Ndërtimi i murit kufitar me Meksikën ka qenë një nga premtimet e Trump gjatë fushatës së tij presidenciale.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
