SHBA: Trump niset në turneun
e tij të parë të jashtëm

SHBA: Trump niset në turneun<br />e tij të parë të jashtëm
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë.

Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t’i ndihmojnë zotit Trump, për t’i përforcuar lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan.

Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët