SHBA, Trump: Nuk do heq dorë nga
mediat sociale, aty them të vërtetën
Komentet e Presidentit në Twitter kanë natyrë nga më të ndryshmet: nga përgëzimet për kampionët e sporteve e deri te kritikat e ashpra për ligjvënës të ndryshëm, të cilët hedhin poshtë politikat që zoti Trump dëshiron të miratohen nga Kongresi.
Presidenti Donald Trump sinjalizoi të martën se ka në plan të vazhdojë të ofrojë mendimet e tij me postimet e shpeshta në mediat sociale.
"Vetëm Mediat e Rreme dhe armiqtë e Trumpit duan që unë të mos i përdor Mediat Sociale (110 milionë njerëz)", shkruante Presidenti në llogarinë e tij në Twitter.
"Është e vetmja mënyrë që unë të nxjerr të vërtetën!" Megjithë pretendimin e zotit Trump, mediat kryesore tradicionale të lajmeve në SHBA, të cilat shpesh quhen prej Presidentit si "lajme të rreme", nuk i kanë kërkuar atij të heqë dorë nga përdorimi i mediave sociale.
Përkundrazi, ato shpesh citojnë komentet e tij në Tëitter dhe i shohin ato si një dritare për të kuptuar mendimet e tij në kohë të ndryshme të ditës, nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona të natës.
Megjithatë, disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë si dhe ligjvënës republikanë e demokratë e kanë kritikuar përdorimin e Tëitterit nga Presidenti, i cili në gjashtë muajt e parë të presidencës ka bërë rreth një mijë komente.
Komentet e Presidentit në Twitter kanë natyrë nga më të ndryshmet: nga përgëzimet për kampionët e sporteve e deri te kritikat e ashpra për ligjvënës të ndryshëm, të cilët hedhin poshtë politikat që zoti Trump dëshiron të miratohen nga Kongresi.
Ndonjëherë zoti Trump i ka befasuar edhe ndihmësit e tij me komentet në Tëitter, siç ndodhi javën e kaluar kur ai tha se kishte në plan të ndryshonte një politikë të ish-Presidentit Barak Obama dhe të ndalonte personat transgjinorë të shërbejnë në forcat e armatosura amerikane. /VOA
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31