“Nëse ndodh gjë atëherë amerikanët duhet të fajësojnë gjykata,’- është ky sulmi i radhës së presidentit Donald Trump, i cili vijon të kundërshtojë vendimin e gjykatësit që bllokoi urdhërin e tij për emigrantët që vijnë nga 7 shtete me shumicë muslimane.

Këtë të dielë gjykata federale e Apelit i rrëzoi kërkesat e administratës së Trumpit për rivendosjen e kufizimeve.

Vendimin për të bllokuar udhërin e Trump e mori të premten gjykatësi James Robart në Seattle, duke i dhënë kështu “shuplakën” më të fortë .

Me një seri mesazhesh nërrjetin social në “Tëitter”, presidenti sqaroi gjithashtu se i ka udhëzuar autoritetet kufitare t’i kontrollojnë me shumë kujdes njerëzit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Në postimet e tij manjati nuk ndalet së kritikuar gjykatësin Robart duke e konsideruar vendimin e tij qesharak dhe duke theksuar se vendi është në rrezik.

Edhe zv presidenti Mike Pence ka dalë në mbrojtje të kreut të Shtëpisë së Bardhë duke thënë se vendimi i tij kishte baza të forta kushtetuese dhe ligjore.

Kundra Trump ishin jo vetëm qytetarët në mbarë botën të cilat kanë protestuar por edhe shumë kompani si Google,Apple apo Microsoft që kanë kundërshtuar bllokimin e refugjatëve duke argumentuar se një veprim i tillë do të shkaktonte dëme në biznesin amerikan.

Derisa çështja të sqarohet plotësisht, shtetasve nga Iraku, Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, të pajisur me vizë amerikane, do t’iu lejohet hyrja në SHBA.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com