SHBA, Trump paditet për shpifje dy
ditë para inaugurimit si president

SHBA, Trump paditet për shpifje dy<br />ditë para inaugurimit si president
Dy ditë para inaugurimi të tij si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, është paditur për shpifje.

Padia është ngritur nga Summer Zervos, e cila më parë e ka akuzuar presidentin e zgjedhur të SHBA-se, Donald Turmp, se në vitin 2007 ai e ka sulmuar atë seksualisht.

paditsja e trump
(Summer Zervo dhe avokatja e saj, Gloria Allred)

“Meqë zoti Trump nuk ka bërë një përgënjeshtrim, ashtu si unë kërkova, ai nuk më ka lënë rrugë tjetër përveç se ta padisë për të rifituar reputacionin tim”, është shprehur Zervos.

Ndërkohë sipas avokates së 41-vjeçares që ka ngritur padinë, Gloria Allred, një aktiviste e Partisë Demokratike, Zervos ka kaluar me sukses testin e detektorit të gënjeshtrave për sa i përket akuzave të saj ndaj Donald Trump.

Summer Zervos, është vetëm një nga shumë femra të cilat kanë akuzuar Donald Trump për sulme seksuale gjatë kohës që ai shpalli kandidaturën për president të SHBA-ve.

Sipas raportimit të BBC, 41-vjeçarja, një ish konkurrente në një reality show, është shprehur se Trump e ka sulmuar atë seksualisht gjatë një takimi ku do të diskutuar një mundësi pune në një hotel në Beverly Hills.

Presidenti i zgjedhur, i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe i ka cilësuar ato si false dhe qesharake, duke u zotuar se do të padiste të gjitha akuzueset.

Ndërkohë BBC raporton se asnjë padi nuk është ngritur ndaj akuzueseve nga ana e zotit Trump.

Avokatja e cila përfaqëson zonjën Zervos është shprehur se “zoti Trump me vetëdije, qëllim dhe keqdashje i ka quajtur akuzueset gënjeshtre në publik duke u shkaktuar atyre shumë shqetësime”.

Gloria Allred, avokatja e paditëses, pretendon se presidenti i zgjedhur ka dëmtuar paditëse, duke akuzuar atë dhe femra të tjera për fabrikim  të akuzave ndaj tij.

Summer Zervos, e cila gjatë vitit të kaluar i  ka kërkuar presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, të përgënjeshtrojë akuzat e tij ndaj saj, është shprehur se është e gatshme të tërheq padinë edhe nëse Trump përgënjeshtron deklaratën e bërë kundër saj dhe pranon sulmin seksual ndaj saj.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës