SHBA, Trump paralajmëron nxitje
reformash të mëdha në OKB

SHBA, Trump paralajmëron nxitje<br />reformash të mëdha në OKB
Zëdhënësi i Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Trump, do të nxisë reforma për ndryshimin e Kombeve të Bashkuara për t’i bërë organizatën më efikase në zgjidhjen e problemeve botërore.
 
“Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump, do të punojë me ekipin e tij të politikës së jashtme për të siguruar se paratë e taksave të Shteteve të Bashkuara, të cilat sigurojnë një pjesë të madhe të buxhetit të OKB-së, të përdoren në mënyrë efikase”,  është shprehur zëdhënësi i Trump, Sean Spicer.
 
Ndërkohë edhe vet Trump ka folur për OKB-në gjatë javë së kalur duke u shprehur se organizata ka një potencial të madh, por që nuk po përdoret.
 
Kur e keni parë ndonjëherë OKB-në të zgjidhi ndonjë problem? Ata nuk zgjidhin probleme, por vetëm i shkaktojnë ato”, është shprehur Trump.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf