SHBA, Trump pranon nominimin për
president: S'do lejoj emigrimin ilegal

SHBA, Trump pranon nominimin për<br />president: S'do lejoj emigrimin ilegal
Donald Trump zotohet se do t’i shërbejë të gjithë atyre që janë të braktisur, të lënë pas dore duke premtuar se do të jetë zëri i tyre. Ishte kjo kryefjala e manjatit i cili gjatë një fjalimi pranoi zyrtarisht nominimin e partisë për të qënë kandidati i republikan i cili do të garojë për kreun e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që priten të mbahen në nëntor.

Në këtë vend ka burra e gra të harruar, njerëz që punojnë shumë por që nuk kanë një zë. Unë jam zëri juaj. Do të luftoj me ju e do të fitoj me ju” kështu u shpreh kandidati republikan Donald Trump gjatë fjalimit ku pranoi zyrtarisht nominimin e partisë republikane për të garuar për kreun e Shtëpisë së Bardhë. 

Jam kandidati i rregullit dhe ligjit. Do të ndaloj emigracionin illegal duke ndërtuar mure. Do tju mbroj nga terrorizmi. Me mua populli amerikan do te jete serish i pari ”, ishin keto disa nga premtimet qe manjati dha në tribunën e Kleveland.

Dy ditë më parë Donald Trump fitoi numrin e nevojshëm të delegatëve dhe u shpall zyrtarisht kandidati republikan i cili pritet të përballet me ish sekretaren Clinton në zgjedhjet e nëntorëit ku do të votohet për pasardhësin e Obamës.
Republikani nuk harroi të sulmojë edhe rivalen e tij duke thënë se një person që nuk kupton rrezikun e sulmeve ndaj policëve dhe terrorizmin nuk është i duhuri për të drejtuar vendin.

Sipas mediave amerikane fjalimi i Trump ku pranon nominimin është më i gjatë pasi zgjati 64 minuta duke kaluar edhe Bill Clinton në vitin 1996.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot