SHBA, Trump premton rritjen e
masave të sigurisë për emigrantët

SHBA, Trump premton rritjen e<br />masave të sigurisë për emigrantët
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se administrata e tij do të shtojë masat e sigurisë me qëllim për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e SHBA-së.

Ne do të marrim masa që do të vazhdojnë ta bëjnë vendin tonë të sigurt. Kjo do të ndodhë shpejt. Ne nuk do të lejojmë në vendin tonë njerëz të cilët përpiqen t’i bëjnë keq popullit tonë”, u shpreh Trump gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Trump ka folur gjithashtu edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që të lërë në fuqi pezullimin e dekretit presidencial për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane në SHBA.

Nuk kam asnjë dyshim se në fund ne do të fitojmë në këtë çështje”, është shprehur ai, duke shtuar se qytetarët e zgjodhën atë për të mbajtur vendin e sigurtë.

Ndërkohë edhe pse është zotuar për të shtuar masat e sigurisë, presidenti Trump, nuk ka zbuluar detaje të tjera për sa u përket  masave të cilat do të ndërmerren.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital