SHBA, Trump refuzon të jetë
në darkën e korrespondentëve

SHBA, Trump refuzon të jetë<br />në darkën e korrespondentëve
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump bëhet presidenti i parë i Amerikës që nuk merr pjesë në darkën e zakonshme të papionëve të zinj.
 
Në vend të kësaj, Trump zgjodhi të mbante një tubim të stilit të fushatës në Harrisburg të Pensilvanisë, një prej shteteve ku nuk priste të fitonte në muajin nëntor për t’u treguar atyre që ka mbajtur të gjitha premtimet e dhëna në fushatë.
 
Gjithashtu gjatë fjalimit të tij, Trump edhe një herë ka akuzuar shtypin se nuk po bënë gjë tjetër përveç “fake news”.
 
“Medias duhet t’i jepet një notë e madhe jokaluese për mbulimin që i ka bërë 100 ditëve të mia të para. Jam i kënaqur që gjendem 100 milje larg Uashingtonit dhe që po e kaloj mbrëmjen me ju, sepse media e Uashingtonit është pjesë e problemit. Prioritetet e saj nuk janë të miat dhe nuk janë as tuajat, besomëni”, tha Trump.
 
Por mungesa e Trump në darkën e korrespondentëve nuk i ka bërë përshtypje korrespndetëve ku pavarësisht kësaj ata kanë ironizuar statuset e tij të shumta.

“Shoh që po pini e po ia kaloni mirë. Shumë gjë e bukur kjo. E dini që Donald Trump nuk pi, apo jo? Nuk e prek me dorë alkoolin, ndaj meriton respekt. Por mendoni pak: kjo do të thotë gjithashtu se në çdo deklaratë, në çdo intervistë, në çdo mesazh në Twitter, ai njeri ka qenë komplet esëll. Si është e mundur një gjë e tillë”, tha Hasan Minhaj, komedian.
 
Darka me korrespondetët mbahet në ditën e 100 të si president i SHBA ku bëhet analiza e punës së kreut të Shtëpisë së Brdhë, por mesa duket për Trump kjo nuk ka qenë fare e rëndësishme për të. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike