SHBA, Trump rikthen dy projektet
që u ndaluan nga Obama

SHBA, Trump rikthen dy projektet<br />që u ndaluan nga Obama
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka firmosur gjatë ditës së djeshme dekretet presidencial për avancimin e dy projekteve të cilat ishin bllokuar nga
administrata e ish presidentit Obama.

Projekti “Keystone XL”, ishte ndaluar nga administrata Obama në vitin 2015, me arsyetimin se ai projekt dëmtonte përpjekjen amerikane për të siguruar nja marrëveshje për ndryshimet klimaterike.

Nga ana tjetër, projekti “Dakota Access”, u ndalua nga ish presidenti Obama gjatë vitit të kaluar, pas protestave të shumta të fiseve indiane, të cilat pretendonin se nga ndërtimi i këtij tubacioni, kërcënohej ujin e pijshëm dhe zonat e mbrojtura indiano- amerikane.

Ndërkohë, presidenti Trump ka deklaruar dje se “nga tani e tutje ne do të fillojmë të ndërtojmë tubacione në Shtetet e Bashkuara”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari