Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hequr të drejtën për akses në informacione të klasifikuara për ish-rivalet e tij demokrate, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numër ish-zyrtarësh të tjerë të lartë, sipas BBC.
Masa vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden.
Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ai po revokonte gjithashtu lejen e sigurisë për “çdo anëtar tjetër” të familjes Biden.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë akses në informacionin e klasifikuar”, thuhet në memorandumin e Trump.
Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht u lejohet të kenë akses në informacione të klasifikuara, në shenjë kortezie.
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e individëve që humbën lejet e tyre të sigurisë – si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.
Emrat e tjerë ishin: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andrew Weissmann dhe Alexander Vindman.
Më herët, Trump tërhoqi të drejtën për akses në informacione të klasifikuara per 40 ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Biden – pa ofruar prova.
Në vitin 2021, Biden – president në detyrë në atë kohë – i ndaloi rivalit të e tij Trump të kishte akses në informimet e inteligjencës duke përmendur “sjelljen e tij të çoroditur”. /ata/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
BE sfidon Trumpin për tarifat doganore/ Unioni reagon pas vendimit të presidentit SHBA për makinat: Do të ketë një përgjigje të fortë
27 Mars, 20:27
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Kongresmenja amerikane "poshtëron" gazetaren britanike: Kthehuni në vendin tuaj, nuk më interesojnë lajmet e tua
27 Mars, 18:21
-
Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev
27 Mars, 17:16
-
'Borëbardha' shndërrohet në tabelë qitjeje, protagonistet kërcënohen me vdekje/ Cila ishte deklarata politike aktores Rachel Ziegler që nxiti urrejtjen e audiencës
27 Mars, 16:21
-
'Informacionet në Signal, të klasifikuara', gazetari Jeffrey Golberg: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash
27 Mars, 15:08
-
'Ka agjendë të fshehtë', një biznes në Groenlandë refuzon vizitën e zv/presidentit amerikan JD Vance dhe gruas së tij
27 Mars, 14:51
-
Demush Shasha: Përpjekjet e Rusisë për të gjetur paqe me veten
27 Mars, 11:18
-
Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok
27 Mars, 11:05
-
SHBA rikthehet në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! 'Mesazh' prokurorëve nga administrata e Trump! Bie propaganda e Berishës
27 Mars, 10:39
-
Skandali 'Chatgate' në Shtëpinë e Bardhë, ish-drejtori i CIA: Planet ushtarake nuk diskutohen kurrë në telefon, të gjithë anëtarët e bisedës janë përgjegjës
27 Mars, 09:47