ShBA - Shtëpia e Bardhë po ndjek nga afër me shqetësim zhvillimet e ngjarjeve në Turqi. E pohon këtë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, duke dhënë apelin palëve, që të evitojnë dhunën dhe provokimin e dhunës. "Manifestimet paqësore janë vitale për demokracinë. ShBA-të urojnë, që qeveria turke të hetojë dhunën". (ANSA)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)