SHBA –Turqisë: Ndaloni zjarrin në Siri ose sanksione të reja! Letra e Trump drejtuar Erdoganit: Mos bëj të fortin apo budallain, jo masakra

Dhoma e Përfaqësuesve Amerikanë ka dënuar në mënyrë dërrmuese tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, e cila i hapi rrugën ofensivës së Ankarasë. Një rezolutë bipartizane, e cila përfaqëson një distancim të qartë dhe tërthor nga nisma e administratës Trump, deklaron kundërshtimin e saj ndaj vendimit me të cilin Shtetet e Bashkuara i japin fund nismave për të parandaluar operacionet ushtarake turke kundër kurdëve në verilindje të Sirisë”.

Dhoma e Kongresit i kërkon presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, që "të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet e njëanshme". Rezoluta u miratua me 354 vota pro dhe 60 kundër. Dhe e gjitha kjo ndodh ndërsa zv/presidenti amerikan Mike Pence po përgatitet të takohet me presidentin turk në Ankara për të provuar të ndërmjetësojë një marrëveshje për armëpushimin.

Diplomacia amerikane vazhdon të ushtrojë presion ndaj presidentit turk për ta bindur atë të tërheqë trupat e tij në veri-lindje të Sirisë.

Letra e Trump

Më 9 tetor presidenti amerikan Donald Trump i kishte shkruar një letër presidentit  Erdogan pak përpara ofensivës ushtarake turke në Siri.

"Mos u trego i fortë" ose "mos u bëj budalla". Ju nuk duhet të jeni përgjegjës për masakrën e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke", shkruante Trump në letër. Si përgjigje, Erdogan urdhëroi sulmin në Siri duke nxitur reagimin amerikan që tani kërcënon me sanksione të rënda kundër Turqisë.

Trump demokratëve, "Unë e urrej ISIS më shumë se ju, do shihemi në votime"

Në frontin e brendshëm, ka ndodhur përplasja e rradhës midis presidentit amerikan dhe demokratëve që dje u thirrën në Shtëpinë e Bardhë për të folur për Sirinë. Gjatë takimit, Manjati sulmoi demokratët duke thënë, "Unë e urrej ISIS-in më shumë se sa ju. Shihemi në zgjedhje!". Kështu shkarkoi Donald Trump zemërimin e tij te udhëheqësit e kongresit që kishin ardhur të flisnin për Sirinë në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe, sipas rrëfimit të dëshmitarëve, pasi ofendoi kryetarin e Dhomës Nancy Pelosi, duke e quajtur atë "një politikane të gradës së tretë", presidenti amerikan fyeu gjithashtu ish-ministrin e tij të mbrojtjes, James Mattis, i cili la Pentagonin saktësisht nga mosmarrëveshja për shkëputjen e SHBA nga Siria. Trump e quajti atë "gjeneralin më të mbivlerësuar në botë".

Përplasja në rrjetet sociale Trum-Pelosi

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin bipartizan të liderëve të kongresit për Sirinë, Presidenti Trump ngriti tonin kundër kryetares së Dhomës së Kongresit, demokrates Nancy Pelosi, e cila miratoi hapjen e hetimin për shkarkimin e miliarderit për dosjen e Ukrainës, duke e quajtur italo-amerikanen "një politikane të nivelit të tretë", pastaj në Twitter postoi një foto të saj duke shkruar “je në kolaps”.

Oxfam: 200,000 njerëz të zhvendosur në veri-lindje

"Mbi 200,000 njerëz janë zhvendosur nga situata humanitare në veri-lindje të Sirisë që tani rrezikon të precipitojë". Ky është alarmi i ngritur nga 73 organizata humanitare, përfshirë Oxfam, të angazhuar në krizën siriane. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, mbi 400,000 njerëz do të kenë nevojë për ndihmë të menjëhershme humanitare gjatë javëve të ardhshme.

"Një nga situatat më serioze – lexohet në shënimin Oxfam, - është regjistruar në qytetin e Hasakeh, ku në vetëm tre ditë 60,000 njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre për ti shpëtuar raprezaljes. Rreth 400 mijë njerëz janë pa ujë, 82,000 njerëz janë zhvendosur nga kampet e Al Hol dhe Areesha nga mungesa e ushqimeve dhe ujit.

Rezervat e ujit do të shterojnë brenda 10-15 ditëve duke e ekspozuar popullsinë ndaj infeksionit të dizenterisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja