SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në bankë, vriten pesë persona, vetëdorëzohet atentatori

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në bankë, vriten pesë persona, vetëdorëzohet atentatori

Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA - Pesë persona kanë vdekur këtë të mërkurë në një bankë në Georgia nga një sulm me armë zjarri. 

Sipas mediave të huaja, atentatori është vetëdorëzuar pasi ka konstatuar rrethimin nga skuadrat e SWAT dhe momentalisht ndodhet në paraburgim.

Autoritetet janë shprehur se ende nuk dihet nëse personat e vdekur kanë qenë klientë apo punonjës banke. Sa i takon atentatorit, ai është identifikuar si Zephen Xaver, 21 vjec, nga Sebring. 

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e motiveve të këtij atentati si dhe për identifikimin e viktimave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë