Llogaria ishte jashtë funksionit për 11 minuta dhe Twitter po e heton këtë rast.
Trump, i cili është një përdorues aktiv i Tëitter me 41.7 milionë ndjekës, nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
Të enjten në mbrëmje, vizitorët në faqen e Trump për një kohë të shkurtër mund të shihnin vetëm një mesazh që lexonte "Na vjen keq, kjo faqe nuk ekziston!"
Pas rikthimit të llogarisë, postimi i parë i Trump ishte në lidhje me planin e shkurtimit të taksave të Partisë Republikane.
Twitter tha se po hetonte problemin dhe ndërmori hapa për të shmangur përsëritjen e problemit.
Më pas tha në një postim: "Nëpërmjet hetimit tonë ne kemi mësuar se kjo është bërë nga një punonjës i mbështetjes së klientëve të Twitter që e bëri këtë në ditën e fundit të punës. Ne po kryejmë një rishikim të plotë të brendshëm".
Trump u bashkua me Twitter në mars 2009.
Ai ka përdorur në mënyrë aktive platformën e mediave sociale për të promovuar politikat e tij dhe për të sulmuar kundërshtarët e tij politik gjatë fushatës presidenciale në 2016 dhe që nga marrja e detyrës në janar.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com





