UASHINGTON - SHBA-ja do të dërgojë tanke dhe ushtarë në Evropën Lindore në përpjekje për të siguruar aleatët e saj të NATO-s, të cilët janë të shqetësuar për një pushtim të Ukrainës nga Rusia, theksuan sot zyrtarë të Pentagonit.
Rreth 600 trupa të brigadës së parë të divizionit ushtrisë do të vendosen në muajin tetor në Poloni dhe në vendet baltike për manovra me Aleancën Atlantike duke zëvendpsuar parashutistët e brigadës së 173", theksoi zëdhënësi i Pentagonit, zëvendëskolonelja, Vanessa Hillman.
"Bëhet fjalë për një rrotacion tre mujor", shtoi ajo.
Ushtria amerikane ka organizuar një sërë manovrash në kufirin Lindor të vendeve të NATO-s me qëllim për të siguruar aleatët e shqetësuar për mbështetjen nga Rusia të separatistëve prorusë në Ukrainë.
Uashingtoni ka dërguar gjithashtu avionë luftarakë F-16 në Poloni dhe ka marrë pjesë në misione të përbashkëta ajrore mbi vendet baltike./ATSH/
/Shqiptarja.com