Shtëpia e Bardhë
UASHINGTON, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan sot se nuk do të prodhojnë më mina antinjeri dhe se tashmë po përpiqen të aderojnë në traktatet ndërkombëtare që ndaliojnë këto lloj armatimesh, me rastin e një konference në Maputo, në Mozambik.
"Delegacioni ynë në Maputo dekaroi qartë se ne do të kërkojmë papushim zgjidhje konform me konventën e Otavas (traktati që ndalon përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave antinjeri) që do t'i mundësojë SHBA-së të aderojë në kohë", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të prodhojnë më në të ardhmen as nuk do të përpiqen të blejnë mina antinjeri", shtohet në komunikatë./ /G.S/
/Shqiptarja.com