SHBA – Uashingtoni zhbllokon 46 milionë dollarë për forcat ukrainase të sigurisë

UASHINGTON - Shtëpia e Bardhë njoftoi sot zhbllokimin e 46 milionë dollarëve ndihmë për pajisjen dhe trajnimin e forcave ukrainase të sigurisë pak para takimit mes presidentëve Barack Obama dhe Petro Poroshenko.
Objektivi i kësaj shume, që arrin në 116 milionë dollarë e gjithë ndihma amerikane në Ukrainë për sigurinë është ndihmë për vendin, përballur me rebelët prorusë në Lindje, për të mbikëqyrur dhe siguruar kufijtë dhe për të ndihmuar ushtrinë të funksionojë në mënyrë më efikase.
Kjo ndihmë, që përjashton çdo furnizim me armë, përfshin në mënyrë të veçantë dërgimin e pajisjeve të telekomunikacionit, radarëve, xhupave antiplumb, helmetave dhe uniformave.
I pritur në Shtëpinë e Bardhë, Poroshenko mbajti edhe një fjalim solemn para Kongresit.
Ish-biznesmeni 48-vjeçar kërkoi në mënyrë të veçantë që vendi i tij të marrë një "status të veçantë" të aleatit joanëtar të NATO-s.
Uashingtoni nuk e mbështeti këtë fakt duke e gjykuar se kjo nuk do të ndryshojë situatën.
"Ne mendojmë se ky status nuk do t'i sjellë asgjë të re Ukrainës", theksoi një zyrtar amerikan i cili kërkoi të mos identifikohej.
Administrata Obama, që ka zhbllokuar gjithashtu shtatë milionë dollarë në kuadër të ndihmës humanitare, përjashtoi çdo dërgesë të armëve në Kiev, kërkuar nga disa të zgjedhur të Kongresit amerikan.
"Objektivi është përmirësimi i kapacitetit të Ukrainës për t'i rezistuar sulmeve të tjera në territorin e saj dhe për të favorizuar formimin dhe adaptimin e forcave të sigurisë", shtoi ai./ATSh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen