SHBA, ujqër në vend
të rojeve të burgut

Në kohë krize edhe burgjet duhet të gjejnë zgjidhje alternative dhe zëvendësimi i rojeve me ujqër me siguri mund të cilësohet e tillë. Ideja u ka ardhur drejtuesve të burgut shtetëror të Luizianës, në SHBA, që ndodhet në St. Francisville, e që njihet me emrat “Angola” ose “Alkatraci i Jugut”. Bëhet fjalë për të njëjtin burg që u bë i famshëm falë librit dhe filmit “Dead Man Walking” me aktorin Sean Penn.

Sipas gazetës Wall Street Journal, drejtuesit e burgut të sigurisë së lartë janë detyruar të pushojnë nga puna 105 nga 1200 rojet dhe për të mos humbur kontrollin e perimetrit kanë “rritur” 80 qen të një race mikse kryqëzuar me ujk: kosto totale është 60 mijë dollarë ndërkohë që vetëm rroga vjetore e një roje kushtonte 34 mijë dollarë.

Angola, në të cilin ndodhet edhe të dënuarit me vdekje të Shtetit të Luizianës, është burgu më i madh i sigurisë së lartë në SHBA ku ndodhen rreth 5000 të dënuar. Nga tre anë rrethohet nga lumi Misisipi dhe gjithsesi mbrohet nga rrethime të ndryshme të elektrizuara.

Raca e qenve e përdorur në kryqëzim është ajo e garave me zlita në Alaskë e që janë edhe vetë shumë të afërt me ujkun, por rrallë herë janë agresivë. Ndërsa kryqëzimi me ujkun e egër i bën të përshtatshëm për rolin e rojës dhe të aftë për të vrapuar edhe në largësi të mëdha. Besimi në sistemin e ri është i atillë saqë 35 nga 42 kullat e vëzhgimit të burgut tashmë qëndrojnë bosh gjatë pjesës më të madhe të ditës.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors

NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors