SHBA ul në tryezë PD-PS
për zhvillimet politike në vend

SHBA ul në tryezë PD-PS<br />për zhvillimet politike në vend
TIRANË - 6 deputetë të Parlamentit shqiptar, Taulant Balla, Valentina Leskaj e Ben Blushi nga Partia Socialiste dhe Majlinda Bregu, Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë pune të organizuar nga ana e ambasadës së SHBA me zyrtarë të DASH.
 
Deputetë e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një darkë të përbashkët pune, në të cilën ishte i pranishëm edhe Drejtori i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazdgerdi.
 
Pas përfundimit të takimit, për mediat është prononcuar socialisti Taulant Balla, i cili u shpreh se në takim kanë ndarë vlerësime për zhvillimet politike dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
 
“Zhvilluam një takim me Thomas Yazdgerdi me të cilin bashkë me kolegët e opozitës dhamë disa vlerësime për zhvillimet politike dhe për gjithçka që lidhet me marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.”, tha Balla, duke mos iu përgjigjur pyetjes nëse ka pasur negociata mes PD-PS për kthimin e opozitës në Kuvend.

Ndërkohë që demupteti demokrat Aldo bumçi u shpreh se ishte vetëm një takim njohjeje me Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazdgerdi dhe se nuk kishte të bënte në asnjë moment me negociatat mes palëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar