Nga mediat amerikane, vijnë lajme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshëm, për t`i garantuar regjimit të Damaskut, 45 ditë kohë.
 
Brenda këtyre ditëve, regjimi i Assad-it, ka për detyrë të nënshkruajë një deklaratë, nëpërmjet të cilës, regjimi duhet të deklarojë se nuk do të përdorë më armë kimike.
 
Nëse kjo deklaratë nuk do të nënshkruhet, do të ketë një reaksion ushtarak amerikan.

Këtë gjë e parashikon një deklaratë e firmosur nga dy senatorët demokratë: Joe Manchin, deputet i Ëest Virginia dhe Heidi Heitkamp, senatore e North Dakota, pas një `Po`, dhënë nga Komisioni i Jashtëm,i senatit amerikan për ndërhyrjen ushtarake në Siri .
 
Dhe ndërkohë që diplomacia kërkon një zgjidhje të konfliktit, Ëall Street Journal,duke cituar burime nga administrata e Obamës, ka dhënë lajmin se shërbimet sekrete amerikane, nga disa përgjime, kanë nxjerrë që urdhri i një funksionari të shtetit Iranian drejtuar militantëve shiit në Irak, thotë që duhet të sulmohen obiektivat amerikane në Baghdad, në rast të një ndërhyrje ushtarake në Siri.
 
Ndërsa, stacioni televiziv Abc , ka bërë të ditur se Ëashington-i është duke përgatitur një sulm ajror në Siri, duke përdorur rraketa, që do të hidhen nga avionë bombardues B2 e B52, të cilët janë nisur nga SHBA-ja.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)