Sipas UNICEF, lufta civile në Jemen, e cila po zhvillohet prej dy vitesh ka bërë që 462 mijë fëmijë, të vuajnë nga kequshqyerja, ndërkohë edhe në veri të Nigerisë, ku vepron grupi islamik Boko Haram, situata është e njëjtë dhe numërohen 450 mijë fëmijë të cilët vuajnë nga kequshqyerja.
“Thatësira në Somali ka lënë 185 000 fëmijë në pragun e urisë dhe do të bëhen rreth 270 000 për disa muaj”, ka deklaruar UNICEF.
Ndërkohë edhe në Sudanin e Jugut më shumë se 270 mijë fëmijë vuajnë urinë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com