SHBA, uragani Dorian ‘mbjell’ fatkeqësi, 5 të vdekur dhe 21 të plagosur në Grand Bahama (VIDEO)

Uragani Dorian, i cili mbolli vdekje dhe shkatërrim gjatë fundjavës, po qëndron ende në Bahamas, nga ku nuk ka lëvizur në 10 orët e fundit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Amerikan, ai e ka dobësuar intensitetit të tij, duke e zvogëluar forcën nga kategoria 4 në 3. Qendra kombëtare e uraganeve, me seli në Miami, në buletinin e saj të fundit i ka bërë thirrje popullates të qëndrojë ende në shtëpi. Bilanci provizor i viktimave që Doriani ka shkaktuar në Bahamas është pesë të vdekur dhe 21 të plagosur.

Meterologët përdorën fjalët "katastrofike" dhe "shkatërruese" për të përshkruar uraganin Dorian ndërsa stuhia u zhvendos në ishullin Grand Bahama të hënën duke krijuar kushte të rrezikshme për jetën, shira të dendur dhe erëra të fuqishme.

Dorian përbën një rrezik shtesë për ishujt e Bahamës, për shkak se ai po lëviz ngadalë, që do të thotë se ndikimet e tij do të ndjehen për një periudhë më të gjatë.

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve tha se stuhia po lëvizte në drejtim të perëndimit me 2 kilometra në orë kurse shpejtësia e erë ka kapur shifrën  270 kilometrash në orë.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se në ishullin Grand Bahama dhe ishullin Abaco, gati 13,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, tha se e diela dhe e hëna ishin "ditët më të keqe të jetës së tij".

"Shumë njerëz nuk i dëgjuan paralajmërimet dhe kanë mbetur brenda zonës së rrezikshme. Dua tju them vetëm se shpresoj që të mos jetë hera e fundit që ata do të dëgjojnë zërin tim".

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhrat për evakuim hyjnë në fuqi të hënën në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut. Në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, 800 punonjës të NASA po punojnë për të siguruar dhe zhvendosur pajisjet, për t’I mbrojtur nga erërat e uraganit që pritet të godasë dhe ‘Cape Canaveral’.

"Uragani Dorian është stuhia më e fortë që ka kërcënuar ndonjëherë shtetin e Floridës në Bregun Lindor", tha drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Jared Moskowitz. "Pavarësisht se çfarë drejtimi merr kjo stuhi, shteti ynë do të ndikohet. Ne do të vazhdojmë të punojmë në çdo minutë për t'u përgatitur."

Presidenti Donald Trump ka vizituar  selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave  dhe u ka bërë thirrje të gjithëve në "rrugën e uraganit Dorian të dëgjojnë të gjitha paralajmërimet dhe urdhrat e evakuimit nga autoritetet lokale".

Meterologët parashikojnë që Doriani do të ndikojë në pjesën më të madhe të Bregut të Atlantikut gjatë gjithë javës, nga Xhorxhia, Karolina e deri në Virxhinia. Zonat më në veri, deri në Nju Xhersi, mund të përjetojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra me fuqi tropikale deri ditën e premte.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!