SHBA, uragani Dorian shndërrohet në stuhinë më të fortë të të gjithë kohërave (VIDEO-FOTO)

Uragani Dorian është shndërruar në stuhinë më të fortë të të gjithë kohrave.

Ndërsa prej orësh po godet dhe shkatërron Bahamas me erëra që arrijnë shpejtësinë 225 km/orë, më shumë se 1.5 milion banorë janë evakuuar.

Erërat e tërbuara të uraganit kanë shkatërruar shumë shtëpi, kanë përmbysur mjaftë makina dhe kanë rrëzuar kilometra linja të energjisë elektrike.

Në veri të arkipelagut, zyrtarët lokal kanë ofruar varka për të transferuar njerëzit në stere.

Në shumë shtete, si në Xhorxhia dhe Karolina e Jugut, qindra mijëra njerëz janë duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët thonë se stuhia, pavarësisht se do të ndërrojë drejtim, është ende 'jashtëzakonisht e rrezikshme' dhe madje në vazhdim, mund të shoqërohet edhe me shirra të rrëmbyeshëm.

Mediat lokale në Bahamas raportojnë se një djalë shtatë vjeçar është mbytur dhe motra e tij është zhdukur, pasi Uragani goditi Abaco dhe Grand Bahama Island.

Uragani Dorian u intensifikua në një stuhi të Kategorisë 5 ditën e diel në mëngjes me erëra me shpejtësi rekord, 200km/orë.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili anuloj një vizitë zyrtare në Poloni, po mban kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet lokale dhe po ndjek zhvillimet nga Camp David. Ai i ka paralajmëruar banorët të jenë të vetëdijshëm pasi Dorian ‘mund të jetë shkatërrues’.

Pritet që uragani Dorian të drejtohet për në Florida, ku prej disa ditësh kanë nisur evakuimet.

Në pritje në zemërimit të stuhive, banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Shumë stacione karburanti janë mbyllur.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë dërguar në terren përforcime për t’i bërë ball ndërprerjeve të mundshme.

Aeroporti ndërkombëtar i Orlando ka ndërprerë të gjitha fluturimet.

Mjaftë universitete kanë pezulluar mësimin dhe do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të martën.

Edhe dy termocentralet bërthamore po përgatiten të mbyllen nëse konfirmohet se stuhia do ti kercenojë.

Nga ana e autoriteteve lokale, mendohet se dëmet e mundshme të shkaktuara mund të vlerësohen nga 18 deri 20 miliardë dollarë.

Imazhe satelitore nga uragani Dorian që ndodhet në Bahamas pranë Floridas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille