Uragani “Irma” nuk njeh kufi, pasi gjunjëzoi Kubën tashmë duket se radhën e ka Florida.

Uragani bërthamor siç e kanë cilësuar së fundmi mediat është forcuar në një stuhi të kategorisë së katërt teksa i afrohet Floridës.

Uragani ‘bërthamor’  Irma prek brigjet e Floridës, në ishujt Key Ëest, pasi u fuqizua përsëri në një stuhi të shkallës së 4, me erëra me shpejtësinë rreth 130 kilometra në orë. 35 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun e uraganit.

Deri më tani raportohet për të paktën 3 viktima, të paktën kështu raportojnë mediat.

Një burrë humbi jetën në Key West, pasi humbi kontrollin e kamionit të cilit po drejtonte.

Ndërsa dy të tjerë vdiqën si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Hardee. Shkak e aksidenteve kanë qëne ererat e forta.

‘Gjëja më e rëndësishmë është që të luteni për ne’ u shpreh guvernatori i Florida, Rick Scott.
 
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga “Irma”, teksa goditi më herët ishujt e Karaibeve.

Në Florida, 6.3 milionë njerëzve, apo rreth 30% e popullsisë së këtij shteti, u është kërkuar me detyrim evakuimi.

Ndërsa të shtunën, guvernatori i shtetit deklaroi se, tashmë ishte shumë vonë për evakuim, për cilindo të mbetur në shtëpitë e tyre.

Qendra Kombëtare e Uraganeve lëshoi paralajmërime për shpërthimin e stuhive kërcënuese për jetën në Florida Keys, një rrip i vogël ishujsh në jug të Floridës, sikurse edhe në Tampa Bay dhe zonat e tjera bregdetare.

Në një mesazh në Twitter presidenti Trump u shpreh se të gjitha forcat janë në terren për të ndihmuar banorët dh se të gjithë duhet të largohen. ‘Zoti ju bekoftë dhe ju mbrojtë të gjithëve’ shprehet shefi i shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa Kuba e cila është gjunjëzuar tashme nga uragani Irma është përfshirë nga Blackout total pasi mungon energjia elektrike.

[gallery]23837[/gallery]

Redaksia Online
D.T/e.m/Shqiptarja.com

.