SHBA, uragani “Irma” godet Kubën
niset drejt shtetit të Floridës/ FOTO

SHBA, uragani “Irma” godet Kubën<br />niset drejt shtetit të Floridës/ FOTO
Uragani “Irma” ka goditur Kubën duke shkaktuar përmbytje dhe si rrjedhojë dëme të shumta materiale. Autoritetet vendase e cilësuan uraganin me një fuqi të shkallës së pestë.

Ndërkohë që meteorologët kanë dhënë alarmin se uragani tashmë është duke “udhëtuar” drejt Floridës.

Autoritetet shtetërore kanë ngritur alarmin dhe kanë marrë masa për evakuimin e banorëve drejt veriut, pasi shteti perëndimor pritet të goditet me erëra të fuqishme, reshje të dendura shiu, si dhe dallgë të larta.

 Stuhia e kategorisë së katërt arriti një shpejtësi ere prej 155 milje në orë mëngjesin e sotëm dhe pak para se të godiste Kubën pati një ulje të vogël të forcës së erës.

Agjencia meteorologjike e  Kubës ka deklaruar se shumë prej instrumenteve të përdorura prej saj për të matur shpejtësinë e erës janë shkatërruar nga stuhia, si dhe ka raportuar dallo të cilat arrinin një lartësi prej 7 metrash.

Uragani “Irma” goditi më herët gjatë kësaj jave Karaibet duke shkaktuar 24 viktima.

Guvernatori i shtetit perëndimor. Rick Scott  ka deklaruar se ka urdhëruar evakuimin e 5.6 milionë personave, i cili është edhe një nga evakuimet më të mëdha në historinë e shtetit të Floridës.

[gallery]23813[/gallery]

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza