SHBA, urdhri presidencial mbi
emigrantët do të shkoj në apel

SHBA, urdhri presidencial mbi<br />emigrantët do të shkoj në apel
SHBA-Qeveria amerikane ka deklaruar se do të apelojë kundër aktvendimit të gjykatës për bllokimin e urdhrit presidencial mbi ndalimin e hyrjes së emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Zyratarë të Departamentit të Drejtësisë kanë njoftuar sot se do ta çojnë në apel vendimin e marrë nga gjykata në Maryland.
 
Urdhrit i cili pëfshinte një ndalim prej 90-të hyrjen në SHBA të shtetasve nga gjashtë shtet me një shumicë popullsie myslimane, si dhe një ndalim të gjatë për refugjtët, është firmosur nga presidenti Trump në 6 mars dhe ka hasur menjëherë kundërshtime.
 
Një gjykatës në Hawaii dhe një tjetër në Maryland e kanë bllokuar urdhërin me argumentin se duke qenë se ai përfshinte gjashtë shtete  me shumicë popullsie myslimane, ai binte në kundërshtim me amedamentin e parë, i cili siguron lirinë e besimit.
 
Ndërkohë bllokimi i urdhrit është mbështetur nga grupet e lirive civile si dhe nga aktivistë të të drejtave të njeriut.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan