SHBA-të nisën valë të re sulmesh në Ngushticën e Hormuzit dhe goditën një anije çisternë që po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian. Shpërthime u dëgjuan edhe në Teheran.

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve Irani shënjestroi Bahreinin dhe Kuvajtin. Teherani gjithashtu nisi sulme kundër Jordanisë, ushtria e së cilës pretendoi se kishte rrëzuar tetë raketa të lëshuara.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton zgjerimin e operacioneve ushtarake amerikane në Iran, pas takimeve informuese me aleatët e tij, thanë zyrtarët amerikanë për Wall Street Journal.

Sipas gazetës amerikane, opsionet e Trump përfshijnë intensifikimin e sulmeve ajrore kundër vendeve energjetike, dërgimin e forcave tokësore në ishullin Kharg dhe territore të tjera pranë Ngushticës së Hormuzit, si dhe bombardimin e një kompleksi tunelesh në malin Pickaxe, të cilin SHBA-të e quajnë një vend të fortifikuar që mund të përdoret për aktivitete sekrete bërthamore.

Ndërkohë sipas burimeve izraelite në Ynet, takimi midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump do të zhvillohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Lajm në përditësim…