Një anije është mbytur gjatë një stuhie në Misuri, duke shënuar vdekjen e 17 personave, disa prej të cilëve fëmijë.

Sipas raportimeve të sherifit të zonës, në bordin e anijes ndodheshin 31 persona, 14 prej të cilëve ia kanë dalë t’i shpëtojnë mbytjes.

Mendohet se varka është përmbysur për shkak të motit të keq.

Doug Rader, sherif i zonës

Alarmi për stuhinë që po i afrohej zonës është lëshuar rreth gjysmë ore para se varka të përmbysej.