SHBA, vazhdon përplasja midis
gjykatës federale dhe Shtëpisë së Bardhë

SHBA, vazhdon përplasja midis<br />gjykatës federale dhe Shtëpisë së Bardhë<br>
Vazhdon përplasja midis gjykatës federale dhe shtëpisë së bardhë, lidhur me ndalimin urdhërit ekzekutiv të Donald Trump, ku ndalohej për 120 ditë hyrja e personave nga Çadi, Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni disa vende muslimane.

Gjykata federale e ka konsiderua urdhërin e Trump si tejkalim të kompetencavenga ana e presidentit.

Shtëpia e Bardhë e konsideron vendimin e gjykatës federale  si të rrezikshëm, saboton përpjekjet e presidentit për të garantuar sigurinë e popullit amerikan. 

Përgjigjia e Shtëpisë së Bardhë pas vendimit të gjyqtarit Derrick Watson, i cili mori vendim kundër kufizimeve të udhëtarëve nga vendet muslimane, që administrata e Presidentit Trump, tha se nuk mund të jepnin informacion të mjaftueshëm, për të përmbushur standardet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Këtë të mërkurë, një gjyqtar në Merilend, u bë pjesë e bllokimit të urdhrit, me argumentin se fjalët e vetë zotit Trump sollën si rezultat vendimin për të parandaluar bllokimin.

Gjyqtari Theodore Chuang dëgjoi të martën argumentat e grupeve të të drejtave, kryesuar nga Projekti Ndërkombëtar për Ndihmën ndaj Refugjatëve, argumentat e të cilit ishin që urdhri i fundit për ndalim, vazhdon të jetë një ndalim për myslimanët dhe se e tejkalon autoritetin presidencial.

Sipas gjyqtarit Derrick Watson urdhri i ri i udhëtimit “ka të njëjtat probleme si edhe ai paraardhës: nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të mbështesin përfundimin se mbi 150 milionë shtetas nga gjashtë vendet në listë do t’u shkaktonin ‘dëm Shteteve të Bashkuara,”.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë argumenton se kufizimet “janë jetike për të siguruar përmbushjen nga ana e vendeve të huaja të standardeve të sigurisë të nevojshme për integritetin e sistemit të imigracionit dhe sigurinë në SHBA."


Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’