SHBA- Studenti amerikan, i cili kishte qënë në koma prej lirimit të tij nga Korea e Veriut, ka ndërruar jetë, bëjnë me dije familjarët e tij.
Studenti 22 vjeçar, Otto Warmbier, është mbajtur një vit në burg në Korenë e Veriut dhe ishte dënuar me 15 vite punë të rëndë të detyrueshme, në kampet famëkeqe të punës.
Warmbier ishte transferuar në SHBA, pas mbajtjes në burgjet e Koresë Veriore prej një viti, pasi sipas autoriteteve koreano veriore, kishte tentuar të vjedhë një shenjë propaganduese nga një hotel.
22-vjeçari, ka qëndruar në koma që nga lirimi tij dhe mjeket amerikanë kanë konstatuar se ndaj tij janë përdorur tortura të ndryshme dhe doza të larta medikamentesh, që kanë shkatërruar sistemin e tij imunitar dhe atë psikik, kjo gjë çoi në rënien në koma dhe më pas në vdekjen e studentit.

Otto Warmbier në gjyq

/Shqiptarja.com