SHBA vë veton, Këshilli i Sigurimit rrëzon rezolutën që dënon sulmet dhe dhunën ndaj civilëve! Ja qëndrimi i Shqipërisë

SHBA vë veton, Këshilli i Sigurimit rrëzon rezolutën që dënon sulmet dhe dhunën ndaj civilëve! Ja qëndrimi i Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë veton ndaj një rezolutë të Këshillit të Sigurimit në OKB, e cila bën thirrje për një pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas. Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u shpreh se teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, tha ambasadori amerikan.

Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan. Edhe veni ynëa mbajti një qëndrim parimor. Pavarësisht votës kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbështeti Izraelin dhe të drejtën për mbrojtje të tij dhe abstenimit të Britanisë së Madhe, Shqipëria u rendit në kahun e vendeve që dënojnë çdo sulm ndaj civilëve, si edhe aktet terroriste të Hamas kundër Izraelit. Shqipëria votoi pro rezolutës që kërkon respektim të ligjit ndërkombëtar për civilët, përfshirë dhe personelin mjekësor dhe kërkon akses për organizatat humanitare për të dërguar ndihma.

Shtetet e Bashkuara ishin kundër, por si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit vota llogaritet si një veto.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje”- tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat