SHBA vendos sanksione financiare
për presidentin e Venezuelës

Administrata Trump shpalli të hënën sanksione financiare kundër presidentit venezuelian Nicolas Maduro pas zgjedhjeve të fundjavës që i dhanë partisë në fuqi kompetenca thuajse të pakufizuara.
 
Sanksionet, që u njoftuan nga Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ngrijnë çfarëdo pasurie që Maduro mund të ketë në SHBA dhe ndalojnë shtetasit amerikanë të hyjnë në marrëdhënie biznesi me të.
 
Ndikimi monetar i sanksioneve nuk është ende i qartë, sepse pasuritë e zotit Maduro në zonat nën juridiksionin e SHBA nuk janë publikuar.
 
Megjithatë, vendosja e sanksioneve ndaj një kreu shteti është diçka e rrallë dhe mund të shërbejë si një simbolikë e fuqishme, pasi bën që vendet e tjera t’i shmangin një udhëheqësi të tillë.
 
SHBA vazhdojnë të mbajnë në fuqi sanksione kundër Presidentit sirian Bashar Assad që nga viti 2011. /VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Dosja e aferës 'Partizani', SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 Shkurtit: Do udhëtojë drejt Gjermanisë

Dosja e aferës 'Partizani', SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 Shkurtit: Do udhëtojë drejt Gjermanisë