SHBA vendos sanksione ndaj tre kompanive dhe dy individëve për gjenerimin e paligshëm të të ardhurave për Korenë e Veriut

SHBA vendos sanksione ndaj tre kompanive dhe dy individëve për gjenerimin e paligshëm të të ardhurave për Korenë e Veriut

Kim Jong-un

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi të mërkurën sanksione ndaj tre kompanive dhe dy individëve për gjenerim “të paligjshëm” të të ardhurave për qeverinë e Koresë së Veriut. 

Sanksionet vijnë pas muajsh lëshimesh raketash të dënuara ndërkombëtarisht nga Pheniani – më i fundit  prej të cilave ndodhi muajin e kaluar.

“Programet e paligjshme të armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike të Koresë së Veriut kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të synuar rrjetet e paligjshme globale të regjimit që gjenerojnë të ardhura për këto aktivitete destabilizues", tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson. 

Sipas një njoftimi për lajmet nga Thesari, agjencia sanksionoi Chilsong Trading Corporation dhe Korea Paekho Trading Corporation "për të qenë agjenci, instrumente ose entitete të kontrolluara të Qeverisë së Koresë së Veriut ose Partisë së Punëtorëve të Koresë".

"Chilsong është në varësi të Qeverisë së Koresë së Veriut, e cila përdor kompani tregtare si Chilsong për të fituar valutë të huaj, për të mbledhur informacione dhe për të siguruar statusin e mbulimit për operativët e inteligjencës" dhe "Paekho ka gjeneruar fonde për qeverinë e DPRK që nga vitet 1980 duke kryer art dhe projekte ndërtimi në emër të regjimeve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sanksionet e së mërkurës synuan gjithashtu Hëang Kil Su dhe Pak Hëa Song, dhe kompaninë e tyre në Republikën Demokratike të Kongos Congo Aconde SARL për gjenerimin e të ardhurave për qeverinë e Koresë së Veriut.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille