SHBA vendos sanksione për 13
kompani koreano-veriore e kineze

SHBA vendos sanksione për 13<br />kompani koreano-veriore e kineze<br>
SHBA-ja vendosi sot sanksione të reja kundër 13 kompanive dhe entiteteve, koreano-veriore por gjithashtu dhe kineze, veçanërisht në transportin detar dhe tregtinë, për të rritur presionin kundër ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi dje Korenë e Veriut si një shtet që mbështet terrorizmin dhe premtoi masa të reja ndëshkuese për të izoluar regjimin e Kim Jong-Un dhe për t’a nxitur të negociojë.

“Sanksionet e miratuara sot prekin veçanësisht kompanitë kineze që bëjnë tregti me Korenë e Veriut për vlera që arrijnë në qindra milionë dollarë”, njoftoi sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin në një komunikatë.

Janë prekur katër shoqëri kineze import-eksport.

Bëhet fjalë për “Dandong Kehua Economy & Trade Co. Ltd”, “Dandong Xianghe Trading Co. Ltd” dhe “Dandong Hongda Trade Co. Ltd”, specializuar për import-eksportin e laptopëve dhe mineraleve dhe Sun Sidong dhe kompania e tij “Dandong Dongyuan Industrial Co. Ltd”, që eksportonte në Korenë e Veriut, mes të tjerash, automjete ose artikuj të përshtatshëm për reaktorët bërthamor”, sipas sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë